Akar: Mos e testoni fuqinë tonë, ka faturë të rëndë

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar tha të enjten nga Qiproja se Turqia do të vazhdojë të mbrojë të drejtat dhe interesat legjitime të saj dhe të Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV).

akar kktc1.jpg
akar kktc2.jpg

Ministri Akar shkoi në Republikën Turke të Qipros së Veriut për të marrë pjesë në ceremonitë që organizohen me rastin e Rezistencës së Erenköy-it; për të realizuar vizita të ndryshme si dhe për të inspektuar dhe kontrolluar njësitë ushtarake.

Në këtë vizitë ministri Akar shoqërohet nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Gjeneralarmate Jashar Gyler (Yaşar Güler), Komandanti i Forcave Tokësore Gjeneralarmate Ymit Dyndar (Ümit Dündar), Komandanti i Forcave Detare Admirali Adnan Ëzball (Özbal) dhe Komandanti i Forcave Ajrore Gjeneralarmate Hasan Kyçykakjyz (Küçükakyüz).

Në fillim Akar dhe Komandantët e Forcave kaluan në lagjen “Gemikonağı” për të marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të Monumentit të Kapitenit Dëshmor Cengiz Topel”, i cili është rinovuar. Këtu Akar dhe gjeneralët u pritën me manifestime dashurie nga qytetarët.

Krahas ministrit Akar dhe Komandantëve të Forcave në ceremoni morën pjesë edhe Presidenti i Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV) Mustafa Akënxhë (Akıncı), Presidenti i Dytë i RTQV-së Mehmet Ali Talat, Kyeministri Ersin Tatar, zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme Kudret Ëzersay (Özersay), Kryetari i Parlamentit të RTQV-së Teberryken Ulluçaj (Teberrüken Uluçay), ministra, përfaqësues të partive politike si dhe të afërm të dëshmorit Topel e qytetarë të thjeshtë.

Në fjalën që mbajti në ceremoni, Hulusi Akar tha se Turqia i ka mbrojtur dhe do të vazhdojë ti mbrojë përherë edhe të drejtat dhe interesat e saj, edhe të Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV).

E kemi thënë dhe vazhdojmë ta themi në çdo rast dhe me një gjuhë të përshtatshme që të mos e testojnë forcën dhe fuqinë tonë, pasi kjo do të ketë një faturë të rëndë. Nuk do të neglizhohet grabitja e të drejtave të Turqisë dhe RTQV-së me ndonjë veprim të llojit ‘fakt i kryer’,- theksoi ministri Akar.

Pasi u dhanë informacione për monumentin, nëntogeri pilot Ibrahim Kutaj (Kutay) mbajti një fjalim në kujtim të kësaj dite të shënuar, në vijim u recituan poezi.

Ceremonia e përurimit të monumentit vazhdoi me fluturimin parakalues të avionëve reaktivë F-16 të Komandës së Forcave Ajrore të Turqisë.



Lajme të ngjashme