Turqi – Në operacionet e brendshme antiterror, neutralizohet 1 terrorist i PKK-së

Në operacionin që forcat turke të sigurisë kanë kryer në zonën rurale të nënprefekturës Çinar të Dijarbakërit (Diyarbakır) është neutralizuar një terrorist i armatosur i organizatës separatiste terroriste PKK.

Turqi – Në operacionet e brendshme antiterror, neutralizohet 1 terrorist i PKK-së

Ministria e Punëve të Brendshme, me një komunikatë që ka lëshuar, ka informuar publikun për operacionin e kryer në zonën malore të nënprefekturës Çinar të Dijarbakërit për sigurinë e brendshme të vendit.

Sipas komunikatës në këtë operacion është neutralizuar një terrorist i armatosur.

Lufta kundër terrorizmit vazhdon edhe jashtë vendit.

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare (MSB) në zonat Zap dhe Metina në veri të Irakut është kryer një operacion ajror në koordinim me operacionin (tokësor) “Kthetra”.

Gjatë këtij operacioni janë goditur objektiva që përdoreshin nga organizata separatiste terroriste PKK si: pozicione zjarri, vendstrehime dhe bunkerë.

 


Lajme të ngjashme