Takimi Kalin-Jeffrey; Turqia i kërkon SHBA-së transparencë për bashkëpunimin në Siri

Zëdhënësi dhe nënsekretari i përgjithshëm i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalin, u takua të mërkurën në Ankara me përfaqësuesin special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Sirinë, James Jeffrey.

jeffrey-kalin1.jpg

Në takimin ndërmjet delegacioneve turke dhe amerikane, mbajtur në Kompleksin Presidencial nën drejtimin e zëdhënësit Kalin dhe përfaqësuesit Jeffrey, u morën në shqyrtim zhvillimet e kohëve të fundit në Siri, me një theks të veçantë mbi instalimin e zonës së sigurt në lindje të Eufratit dhe luftën kundër të gjitha organizatave terroriste duke përfshirë po ashtu DAESH-in dhe PKK/YPG/PYD-në.

Përveçse u theksuan qartazi prioritetet e sigurisë kombëtare të Turqisë, në takim u diskutuan edhe lufta antiterrorizëm në mbarë territorin sirian, Udhërrëfyesi për Menbixhin, Komisioni Kushtetues, si dhe çështjet që kanë të bëjnë me gjetjen e zgjidhjes politike në kuadër të integritetit territorial të Sirisë.

Delegacioni turk potencoi gjithashtu se instalimi i zonës së sigurt është i mundshëm vetëm me një plan që do të përmbushte pritjet e Turqisë, si dhe vuri në pah rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit lidhur me Sirinë në bazë të parimeve të besimit reciprok dhe transparencës.



Lajme të ngjashme