Nigeri – Rrëmbehen edhe 4 shtetas turq të tjerë për shpërblesë

Katër shtetas turq të tjerë janë rrëmbyer nga persona të paidentifikuar për shpërblesë në Nigeri, vend në Afrikën Perëndimore.

Nigeri – Rrëmbehen edhe 4 shtetas turq të tjerë për shpërblesë

Sipas informacioneve të siguruara nga Agjencia Anadolli (AA), 4 shtetas turq janë rrëmbyer natën e së premtes në provincën jugore Ilorin.

Bëhet e ditur se shtetasit turq janë rrëmbyer për shpërblesë dhe se vazhdojnë përpjekjet për shpëtimin e tyre.

Javën e kaluar, persona të armatosur sulmuan në ujërat territoriale të Nigerisë një anije me 18 turq në bord dhe rrëmbyen 10 prej tyre.

Me këtë ngjarje, numri i turqve të rrëmbyer në Nigeri arriti në 14.



Lajme të ngjashme