Ushtria turke me kapacitet të lartë për luftim dhe gatishmëri për luftë

Ambasadori i Turqisë në Romë, Murat Salim Esenli tha se Turqia, e cila ka rëndësi të veçantë për NATO-n, ka ushtrinë e dytë më të madhe me kapacitet të lartë të luftimit dhe të gatishmërisë për luftë.

Ushtria turke me kapacitet të lartë për luftim dhe gatishmëri për luftë

Ambasadori i Turqisë në Romë, Murat Salim Esenli tha se Turqia, e cila ka rëndësi të veçantë për NATO-n, ka ushtrinë e dytë më të madhe me kapacitet të lartë të luftimit dhe të gatishmërisë për luftë.

Ambasadori Esenli mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 134-të kursit të lartë të Kolegjit të Mbrojtjes të NATO-s në kryeqytetin Romë të Italisë.

Në fjalën e tij të mbajtur në këtë ceremoni, ku morën pjesë zyrtarë civilë nga 33 vendet me ushtarakët në rangun e nënkolonelit dhe kolonelit, ambasadori Esenli, i bëri një vlerësim rolit të Turqisë në NATO dhe aleancë.

Duke nënvizuar se NATO si një aleancë politike dhe ushtarake simbolizon paqen dhe sigurinë e bazuar në demokraci dhe sundimin e ligjit, Esenli tha se aleanca gjithmonë ofron një perspektivë 360-shkallë.

“Pavarësisht skenarëve të detajuar, 15-20 vjet më parë askush nuk mund të parashikonte zhvillimet aktuale politike dhe ekonomike, kështu që NATO është përshtatur me kushtet në zhvillim”, tha Esenli ai.

Duke rikujtuar se Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg NATO-n e përshkroi si “një aleancë më të fortë dhe më të suksesshme në histori", ambasadori Esenli në lidhje me pozitën e Turqisë në aleancë tha: “Ata, të cilët dyshojnë në rolin e Turqisë në NATO, do të doja t’i rikujtojë se Turqia ka ushtrinë e dytë më të madhe të aleancës me kapacitet të lartë të luftimit dhe të gatishmërisë për luftë. Kjo ka një vend të rëndësishëm për të treguar shumë gjëra në mënyrë të qartë”.

Ai gjithashtu shtoi se përpjekjet e mëdha të bëra nga anëtarët dhe partnerët në aleancë për të mirën e të tjerëve në sferën humanitare dhe ekonomike duhet të vlerësohen.

 


Lajme të ngjashme