Një diplomat turk humbet jetën në një sulm të armatosur në Erbil

Si pasojë e një sulmi të armatosur që është kryer të mërkurën në një restorant në qytetin e Erbilit, në veri të Irakut dhe ku gjendeshin edhe punonjës të Konsullatës së Përgjithshme turke, ka rënë dëshmor një diplomat turk.

erbil-de restorana saldırı.jpg

Si pasojë e një sulmi të armatosur që është kryer të mërkurën në një restorant në qytetin e Erbilit, në veri të Irakut dhe ku gjendeshin edhe punonjës të Konsullatës së Përgjithshme turke, ka rënë dëshmor një diplomat turk.

Raportohet se në sulm ka mbetur i plagosur edhe një person tjetër.

Në vendin e ngjarjes janë dërguar forca të shumta të sigurisë. Bëhet e ditur se terroristi që ka kryer sulmin është neutralizuar nga forcat e rendit.

Kurse disa burime njoftojnë se autori/ët kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes, si rrjedhojë janë mbylljet hyrje-daljet e Erbilit.

Pronari i restorantit thotë se agresori i veshur me rroba civile dhe me dy armë në trup ka hapur zjarr në drejtim të punonjësve të Konsullatës pas hyrjes së tyre brenda në restorant.

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) e ka dënuar sulmin me një postimin që ka bërë në Twitter.

“E dënoj sulmin e urryer ndaj punonjësve të Konsullatës tonë në Erbil. I lutem Allahut të mëshirojë punonjësin tonë që ra dëshmor. Vazhdojnë nismat tona pranë autoriteteve irakiane dhe atyre vendore për të gjetur sa më shpejt autorët e këtij sulmi”, shkruan Presidenti Erdoan në reagimin e tij të parë.

Ministria e Punëve të Jashtme në deklaratë që ka bërë në lidhje me ngjarjen njofton se një punonjës i Konsullatës ka rënë në krye të detyrës.

“Një punonjës i Konsullatës tonë të Përgjithshme në Erbil sot pasdreke (më 17 korrik) ka rënë dëshmor si pasojë e një sulmi të urryer të armatosur ndërsa ka qenë jashtë godinës së Konsullatës. Vazhdojnë nismat tona pranë autoriteteve iraniane dhe atyre lokale për të gjetur dhe kapur sa më shpejt autorët e sulmit. I lutemi Allahut të mëshirojë martirin tonë dhe u shprehim ngushëllimet tona familjes dhe urojmë durim Popullit Turk”, shkruan Ministria në komunikatën e saj.

Kurse zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kallën në deklaratën që ka bërë përmes Twitterit thotë: “Ata që kanë bërë këtë sulm tradhtar do të marrin përgjigjen e merituar”.



Lajme të ngjashme