Turqia do të dërgojë edhe anijen e katërt në Mesdheun Lindor

Në ditën e dytë të vizitës së tij në Maqedoninë e Veriut, ministri Çavusoglu u takua me homologun e tij Nikola Dimitrov.

Turqia do të dërgojë edhe anijen e katërt në Mesdheun Lindor

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu tha që në Mesdheun Lindor ndodhen tre anije të sondazhit të Turqisë, ndërsa bëri të ditur se së shpejti do të dërgojnë edhe anijen e katërt.

Në ditën e dytë të vizitës së tij në Maqedoninë e Veriut, ministri Çavusoglu u takua me homologun e tij Nikola Dimitrov.

Shefi i diplomacisë turke iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në kryeqytetin Shkup të Maqedonisë së Veriut, ndërsa i bëri një vlerësim edhe vendimit të Bashkimit Evropian (BE) për sanksione ndaj Turqisë.

“Emërimi i kësaj si sanksionim nënkupton marrjen e kësaj çështjeje shumë seriozisht. Nuk ka nevojë që kjo çështje të merret kaq seriozisht", deklaroi Çavusoglu ndërsa vijoi me këto fjalë: “Ata edhe më parë bënë shkurtimin e ndihmave financiare ndaj Turqisë para anëtarësimit (IPA). Këto janë gjëra të thjeshta që nuk do të ndikojmë tek ne. Dhënia këshilla bankës është një kontradiktë tjetër e BE-së. Ata e dinë që zbatimi i vendimeve kundër Turqisë është i pamundur. Për të kënaqur anën greke të Qipros, ata u detyruan të marrin vendime të kota. Problemi është se të drejtat e popullit turk qipriot rreth ishullit nuk janë të garantuara”.

Duke vënë në dukje që Turqia do të rris aktivitetet e saj në Mesdheun Lindor në qoftë se kundër saj merren vendime të tilla, ministri Çavusoglu tha: “Ne kemi tre anije në Mesdheun Lindor. Së shpejti do të dërgojmë edhe anijen e katërt. Greko-qipriotët të mos mbështeten shumë tek BE-ja, kontakti i tyre është Republika Turke e Qipros së Veriut (RTQV). Le t’i mbledhin mendtë sa më shpejtë të jetë e mundur”.

Shefi i diplomacisë turke gjithashtu vlerësoi reagimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në sistemet e mbrojtjes ajrore S-400 të marra nga Rusia.

“Sistemet S-400 që i kemi marrë nuk përbëjnë kërcënim për sistemet e NATO-s, përfshirë edhe avionët luftarakë F-35. Ky është një sistem që do të kontrollohet plotësisht nga ana e jonë. Nuk ka nevojë të shkaktohen tensionime të panevojshme, është një marrëveshje që mori fund dhe dorëzimi i së cilës ka filluar”, deklaroi Çavusoglu.

 


Lajme të ngjashme