Erdogan: Asnjë fuqi s’do të tentojë më kurrë diçka të ngjashme me 15 Korrikun

Në Ankara u përurua të hënën selia e re e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, e cila u bombardua gjatë përpjekjes tradhtare për grushtshteti që u ndërmor nga organizata terroriste gyleniste (FETO) më 15 Korrik 2016.

Erdoğan, emniyet binası açılış.jpg
cumhurbaskani erdogan emniyet.jpg

Të pranishëm në ceremoninë e përurimit ishin Presidenti Recep Tayyip Erdogan, kreu i Departamentit të Antiterrorizmit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Turqisë, Turgut Arslan - plagosur në kokë nga puçistët e FETO-s në Komandën e Përgjithshme të Xhandarmërisë gjatë tentativës për grushtshteti 3 vite më parë, Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Mustafa Sentop, Kryetari i Dhomës së Popujve të Parlamentit të Bosnjë-Hercegovinës, Bakir Izetbegoviç, ministra, familjarë të dëshmorëve dhe veteranë.

Në fjalën e rastit gjatë ceremonisë, kreu i shtetit turk tha se Drejtoria e Përgjithshme e Policisë ishte në shënjestrën e puçistëve dhe gjithë natën e 15 Korrikut 2016 u sulmua me armë të rënda, por forcat speciale rezistuan heroikisht dhe arritën t’i sprapsin ata.

Pasi vuri në pah se selia e Policisë doli jashtë përdorimit për shkak të bombardimeve me armë të rënda dhe avionë, Erdogani u shpreh me këto fjalë: “Na prenë mjekrën, por ajo doli më e plotë. Kurse ne u premë krahët. Ata nuk do të ngrihen dot lehtësisht.”

Ai theksoi se askush nuk do të mund ta gjunjëzojë këtë popull për sa kohë që do të jenë këto institucione, të cilat i dalin për zot demokracisë turke duke sakrifikuar madje dhe jetën e tyre.

“Asnjë fuqi s’do të tentojë më kurrë një përpjekje pushtuese të ngjashme me 15 Korrikun”, u shpreh presidenti turk.

Erdogani u ndal më tej edhe mbi sistemet e mbrojtjes ajrore S-400, të cilat Turqia i ka blerë tashmë nga Rusia.

“Na thanë që nuk mund t’i blini dhe që s’është e drejtë t’i blini. Por 9 avionë kanë ardhur deri më sot dhe kanë shkarkuar ngarkesat e tyre. Në prill të vitit 2020 do t’i vëmë pikën kësaj çështjeje. Objektivi ynë është të bëjmë prodhim të përbashkët me Rusinë”, potencoi ai mes të tjerash.



Lajme të ngjashme