Biseda Akar-Esper, në fokus S-400 dhe Siria

Sipas deklaratës së Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare, Ministri Hulusi Akar zhvilloi një bisedë telefonike me homologun amerikan, Mark Esper.

1235083
Biseda Akar-Esper, në fokus S-400 dhe Siria

Sipas deklaratës së Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare, Ministri Hulusi Akar zhvilloi një bisedë telefonike me homologun amerikan, Mark Esper.  

Në bisedën telefonike u shqyrtua çështja e furnizimit të Turqisë me sistemin S-400 dhe çështjes së sigurisë në kohët e fundit në Siri.

Akar i bëri të ditur homologut të tij se “Turqia është nën një kërcënim serioz ajror dhe raketash dhe në këtë kuadër blerja e këtyre sistemeve nuk është një preferencë por një domosdoshmëri ndërsa vlerësimi i propozimit në lidhje me Patriot-ët është duke vazhduar”.

Ai tha se projekti i avionëve F-35 duhet të avancojë në rrugën e vet dhe duke theksuar se Turqia është partnere e këtij projekti i përcolli homologut të tij se në lidhje me bashkëveprimin e mundshëm të F-35 me sistemet S-400 vazhdon të jetë i vlefshëm propozimi për një grup pune me përfshirjen edhe të NATO-s.

Ministri turk tha se qëndrimi i vendit të tij nuk ka ndryshuar dhe Turqia ka përmbushur të gjitha përgjegjësitë e saj në lidhje me avionët F-35.

Hulusi Akar i bëri të ditur homologut amerikan se me marrjen e S-400, Turqia nuk ka ndryshuar qëndrimin e saj strategjik dhe dëmtimi i marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve nuk është në dobi as të Turqisë, as të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe as në dobi të NATO-s.

Kurse në lidhje me zhvillimet në Siri, ministri turk tha se fuqia e vetme e gatshme, e autorizuar dhe e përshtatshme për të krijuar zonën e sigurt në veri të Sirisë është ushtria turke.

Ai tha se kundër sulmeve të intensifikuara të bëra nga kufiri sirian Turqia është e detyruar të marrë masa dhe përparësia e saj është mbrojtje e popullit dhe kufijve të saj.

Akar nënvizoi se Turqia nuk do të lejojë që në buzë të kufirit të saj organizatat terroriste të strehohen të sigurta.

Gjithashtu në bisedë u arrit në konsensus për vazhdimin e dialogut ndërmjet dy vendeve dhe dërgimin në mënyrë urgjente të një delegacioni amerikan në Turqi në lidhje me çështjen e krijimit të zonës së sigurt në Siri.

 


Lajme të ngjashme