Ambasadori i Turqisë në Uashington reagon ndaj qëndrimit çorientues të Dhomës së Përfaqësuesve

Ambasadori i Turqisë në Uashington, Serdar Këllëç (Kılıç) tha se qëndrimi i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan për S-400 është i gabuar dhe çorientues.

Në llogarinë e tij në Twitter, Këllëç reagoi ndaj deklaratave kritikuese të kreut të Komitetit në fjalë, Eliot Engel dhe anëtarit të lartë republikan, Michael McCaul të bëra nëpërmjet llogarisë zyrtare të Komitetit në Twitter.

“Turqia ka marrë një vendim teknik dhe ekonomik për sistemet e mbrojtjes ajrore, për të cilën kishte një nevojë urgjente. Kjo perspektivë strategjike nuk është në asnjë mënyrë një zgjedhje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës, NATO-s ose Rusisë. Perspektiva dhe qëndrimi që pasqyron Komiteti për Marrëdhënie me Jashtë të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan është i gabuar dhe çorientues” shkroi Këllëç në mesazhin e tij.

Lajme të ngjashme