Turqi: Fillon dorëzimi i sistemeve S-400

Nga Rusia filloi dorëzimi i Sistemeve të Mbrojtjes Ajrore dhe Raketore me Rreze të Gjatë Veprimi, S-400.

Turqi: Fillon dorëzimi i sistemeve S-400

Nga Rusia filloi dorëzimi i Sistemeve të Mbrojtjes Ajrore dhe Raketore me Rreze të Gjatë Veprimi, S-400.

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare bëri të ditur se grupi i parë i sistemeve S-400 mbërriti në Fushën e Aeroplanëve, Murted.  

Në deklaratën me shkrim të bërë nga Ministria bëhet e ditur se kontrata për furnizimin me Sistemet e Mbrojtjes Ajrore dhe Raketore me Rreze të Gjatë Veprimi, S-400, me qëllim sigurimin e nevojave të Turqisë për mbrojtje ajrore dhe raketore, u nënshkrua më 11 prill 2017.

“Në kuadër të kontratës, grupi i parë i pajisjeve të sistemit S-400, filloi të mbërrijë në Fushën e Aeroplanëve, Murted në Ankara më 12 korrik 2019” shkruhet në deklaratë.

 


Lajme të ngjashme