Turqia i dha notë proteste Zyrës së OKB-së në Gjenevë dhe autoriteteve zvicerane

Turqia i dha notë proteste Zyrës së OKB-në në Gjenevë për nënshkrimin e të ashtuquajturit “planit të veprimit” me terroristin e PKK-së dhe autoriteteve zvicerane për lejimin e hyrjes së terroristit në vend.

Turqia i dha notë proteste Zyrës së OKB-së në Gjenevë dhe autoriteteve zvicerane

Turqia i dha notë proteste Zyrës së OKB-në në Gjenevë për nënshkrimin e të ashtuquajturit “planit të veprimit” me terroristin e PKK-së dhe autoriteteve zvicerane për lejimin e hyrjes së terroristit në vend.

Organizata e Kombeve të Bashkuara pa njohurinë e anëtarëve u takua me terroristin e PKK-së, Ferhat Abdi Shahin, i ashtuquajturi komandant i Forcave Demokratike Siriane (SDF) që vepron nën drejtimin e organizatës terroriste PKK/PYD/YPG dhe ka nënshkruar një “plan të veprimit”.

Sipas informatave të marra nga Zyra e Përfaqësuesit të Përhershëm të Turqisë në Zyrën e OKB-së në Gjenevë, përfaqësuesi i përcolli ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Zyrës së OKB-së në Gjenevë  shqetësimet e Turqisë nga nënshkrimi i “planit të veprimit”.

Menjëherë pas protestës verbale Përfaqësia e Përhershme i dërgoi edhe notë zyrtare Zyrës së OKB-së në Gjenevë dhe autoriteteve zvicerane.

Notës së protestës që përfaqësia i dërgoi të dyja palëve i është bashkëngjitur edhe dokumenti që terroristi i PKK-së, Ferhat Abdi Shahin ndodhet në listën e të kërkuarve me buletin të kuq të Interpolit.

Përfaqësia e Përhershme gjithashtu kontaktoi edhe me Zyrën e Përfaqësuesi të Posaçëm të OKB-së për Sirinë, Geir O. Pedersen, të cilin e pyeti se a është i informuar për nënshkrimin e “planit të veprimit”.

Ndërkaq zyrtarët e Zyrës së Pedersenit i informuan diplomatët turq se nuk kanë qenë në dijeni për ceremoninë e nënshkrimit të mbajtur të shtunën.

OKB-ja me një ceremoni të organizuar me organizatën terroriste YPG/PKK, e cila përdor emrin Forcat Demokratike Siriane ka nënshkruar një marrëveshje për “lirimin e fëmijëve luftëtarë nga radhët e saj”.

Në komunikatën me shkrim të lëshuar nga OKB-ja thuhet se SDF-ja me këtë marrëveshje u zotua se nuk do t’i përdor fëmijët si luftëtarë, do të përcaktojë ndarjen e vajzave dhe djemve dhe do të marrë përsipër të gjitha masat në këtë drejtim".

 


Lajme të ngjashme