Akar-Jeffrey biseduan për situatën e fundit në Siri

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare Hulusi Akar u takua me James Jeffrey, Përfaqësuesin Special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) për Sirinë.

Akar-Jeffrey biseduan për situatën e fundit në Siri

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare ka njoftuar përmes një komunikate të shkruar se Akar dhe Jeffrey u takuan në selinë e NATO-s në Bruksel, Belgjikë.

Takimi u përqendrua në zhvillimet e fundit në Siri, veçanërisht në Menbixh dhe lindje të Eufratit.

Ministri i Mbrojtjes, Akar i rikujtoi Jeffrey-it premtimet e bëra për Menbixhin duke i thënë se Ankaraja pret përmbushjen e këtyre premtimeve, si dhe i komunikoi pikëpamjet e Turqisë për zonën e sigurt që planifikohet të krijohet në lindje të Eufratit.



Lajme të ngjashme