Operacioni “Kthetra” – Neutralizohen edhe 3 terroristë të tjerë

Në operacionin antiterrorist “Kthetra” që ushtria turke ka filluar më 27 maj dhe që vazhdon me sukses në veri të Irakut, janë neutralizuar edhe 3 terroristë të tjerë.

Operacioni “Kthetra” – Neutralizohen edhe 3 terroristë të tjerë

Vazhdon me sukses operacioni “Kthetra”, që ka filluar më 27 maj kundër organizatës separatiste terroriste PKK.

Raportohet se me operacionet ajrore që janë kryer në zonat Hakurk dhe Metina (në veri të Irakut) në koordinim me operacionin “Kthetra” janë neutralizuar edhe 3 terroristë të tjerë.

Nga ana tjetër në operacionin me mbështetje nga ajri që është kryer në zonën malore të qytezës Çatak të provincës Van janë neutralizuar 2 terroristë.



Lajme të ngjashme