Zgjedhjet për kryebashkiakun e Stambollit – Përfundon procesi i votimit, fillon numërimi

Banorët e Stambollit votuan sot (23 qershor) për të zgjedhur kryetarin e Bashkisë Metropolitane për pesë vitet e ardhshme.

Zgjedhjet për kryebashkiakun e Stambollit – Përfundon procesi i votimit, fillon numërimi

Në këto zgjedhje garuan kandidati Binali Yildirim i Aleancës Popullore të formuar nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) dhe Partia e Lëvizjes Nacionaliste (MHP); kandidati Ekrem Imamoglu i Aleancës Kombëtare të formuar nga Partia Popullore Republikane (CHP) dhe Partia IYI; kandidati i Partisë Lumturia (SP), Necdet Gokçinar dhe kandidati i Partisë Vatan (VP), Mustafa Ilker Yucel.

Procesi i votimit nisi në orën 8:00 dhe u mbyll më 17:00 sipas kohës lokale të Turqisë.

Komisionet zgjedhore filluan menjëherë numërimin e votave.

Rezultatet do të shpallen pasi Këshilli i Lartë Zgjedhor (YSK) të heqë ndalimin e transmetimit.

Pas ankesave të paraqitura nga AK Partia në lidhje me zgjedhjet e mbajtura më 31 mars, Këshilli i Lartë Zgjedhor vendosi më 6 maj që të përsëriten zgjedhjet për kryetar të Bashkisë Metropolitane të Stambollit.



Lajme të ngjashme