Erdogan: Do të bëjmë çdo gjë që Egjipti të gjykohet në gjykatat ndërkombëtare

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha të mërkurën në Stamboll se do të bëjnë çdo gjë të nevojshme që Egjipti të gjykohet në gjykatat ndërkombëtare.

Erdogan: Do të bëjmë çdo gjë që Egjipti të gjykohet në gjykatat ndërkombëtare

Në fjalën drejtuar qytetarëve në një ceremoni organizuar për përurimin e disa veprave në Sanxhaktepe (Sancaktepe) të Stambollit Presidenti Erdoan bëri këtë vlerësim lidhur me vdekjen e presidentit të parë të Egjiptit me rrugë demokratike, Muhamed Mursi:

Mursi nuk vdiq për shkaqe natyrore, ai u vra. Fatkeqësisht Muhamed Mursi u përpëlit në tokë për 20 minuta në sallën e gjyqit. Zyrtarët që ndodheshin atje në ato çaste nuk ndërhynë. Ne do të vazhdojmë ta ndjekim procesin në lidhje me këtë çështje. Do të bëjmë çdo gjë të nevojshme për gjykimin e Egjiptit (regjimit) në gjykatat ndërkombëtare. I bëjmë thirrje Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI) që të kalojë në veprim, pasi është domosdoshme që OBI të bëjë atë që duhet”.

Në 2012 ish-presidenti Mursi fitoi zgjedhjet e para të lira presidenciale në Egjipt.

Pa kaluar një vit nga qëndrimi në detyrë ai u rrëzua dhe u burgos në fund të një grushtshteti ushtarak të udhëhequr nga ministri i tanishëm i Mbrojtjes dhe presidenti Abdel-Fattah al-Sisi.

Deri në momentet e fundit të jetës Mursi u përball me një sërë akuzash, për të cilat ai së bashku me grupe të shumta të të drejtave të njeriut dhe vëzhgues të pavarur, kishin thënë se janë të motivuara politikisht.

 


Lajme të ngjashme