Kryediplomati francez të enjten për vizitë zyrtare në Turqi

Ministri i Punëve të Jashtme të Francës, Jean-Yves Le Drian, do të vijë të enjten në Turqi për një vizitë zyrtare.

Kryediplomati francez të enjten për vizitë zyrtare në Turqi

Përmes një komunikate me shkrim, Ministria e Punëve të Jashtme theksoi të mërkurën se Le Drian do të realizojë një vizitë zyrtare në Turqi me ftesë të homologut Mevlut Çavusoglu.

“Dy ministrat do të bisedojnë për marrëdhëniet dypalëshe, zhvillimet rajonale dhe globale në rend të ditës, si dhe për procesin e anëtarësimit të Turqisë në Bashkimin Evropian”, thuhet në komunikatën e MPJ turke.



Lajme të ngjashme