Erdogani ShBA-së: "Nuk po them që do t'i marrim S-400, i kemi marrë"

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) përsëriti edhe një herë të mërkurën në mbrëmje se Turqia nuk do të bëjë hap prapa në blerjen e sistemit rus të mbrojtjes ajrore S-400.

Erdogani ShBA-së: "Nuk po them që do t'i marrim S-400, i kemi marrë"

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) e ka përsëritur edhe një herë që nuk do të bëhet hap prapa lidhur me blerjen nga Rusia të sistemit rus të mbrojtjes ajrore S-400.

Dorëzimi i sistemit në Turqi do të bëhet muajin e ardhshëm”, tha Presidenti Erdoan në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti).

Duke iu përgjigjur kritikave që kanë ardhur nga administrata amerikane për blerjen nga Rusia të sistemit të mbrojtjes ajrore me raketat S-400, Erdoani tha: “Unë nuk po them që Turqia do ti marrë sistemet e mbrojtjes S-400, i ka marrë. Ne e kemi e përfunduar këtë punë”.

“Ne e kemi nënshkruar marrëveshjen duke u nisur jo vetëm nga çmimi i volitshëm (S-400), por edhe nga premtimi për të kaluar në prodhim të përbashkët”, theksoi kreu i shtetit turk.

Kurse në lidhje me zhvillimet në Mesdheun Lindor Erdoani tha:

“Nuk do të lejojmë që të hidhet asnjë hap që nuk respekton të drejtat dhe interesat e Turqisë dhe të qipriotëve turq. Të gjitha alternativat lidhur me këtë çështje do të vazhdojnë të qëndrojnë mbi tavolinën tonë”.

Presidenti Erdoan bëri vlerësime edhe për vatrat terroriste që kanë bërë strofka në Siri.

“Korridorin terrorist që përpiqen të krijojnë përgjatë kufijve tanë ne do ta bëjmë copë-copë edhe në lindje të lumit Eufrat, ashtu siç e çamë atë edhe në vijën Xherabulus-Afrin apo në veri të Irakut”, nënvizoi ai.

 


Lajme të ngjashme