Operacioni “Kthetra” – Rritet në 15 numri i terroristëve të neutralizuar

Në një postim që ka bërë në llogarinë e saj në Twitter, Ministria e Mbrojtjes Kombëtare (MSB) njofton neutralizimin edhe të 6 terroristëve të tjerë të PKK-së dhe se operacioni në Hakurk vazhdon me sukses sipas planit.

Operacioni “Kthetra” – Rritet në 15 numri i terroristëve të neutralizuar

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare (MSB) në një postim që ka bërë në Twitter njofton se vazhdon me sukses sipas planit operacioni “Kthetra” (Pençe), që ka filluar më 27 maj në zonën Hakurk.

 

Në këtë suazë, në operacionet që vazhdojë me mbështetjen e elementëve tokësorë për mbështetje me zjarr, helikopterëve sulmues dhe operacionet e forcave ajrore janë neutralizuar edhe 6 terroristë të tjerë, pjesëtarë të organizatës separatiste terroriste PKK.

“Kështu është rritur në 15 numri i terroristëve të neutralizuar që nga fillimi i operacionit. Njësitë komando vazhdojnë aktivitetin e përcaktimit dhe asgjësimit të strehimeve, shpellave dhe pozicioneve të zjarrit të organizatës terroriste PKK”, vijon njoftimi i Ministrisë.

Postimi përmban edhe video dhe fotografi nga një shpellë, ku trupat komando kanë hyrë në kuadër të operacionit antiterrorist. 

 


Lajme të ngjashme