Kaymakçi për Raportin e KE-së: E pamundur të pranojmë kritika të padrejta dhe joproporcionale

Ambasadori Faruk Kaymakçi, zëvendësministër i Punëve të Jashtme të Turqisë dhe njëherësh drejtor për Çështjet e BE-së, deklaroi të mërkurën se është pamundur të pranohen kritikat e padrejta dhe joproporcionale në raportin e Komisionit Evropian për Turqinë

1210700
Kaymakçi për Raportin e KE-së: E pamundur të pranojmë kritika të padrejta dhe joproporcionale

Kaymakçi vlerësoi Raportin për Turqinë, publikuar sot në kuadër të Paketës së Zgjerimit-2019 nga Komisioni i Bashkimit Evropian, para gazetarëve të pranishëm në sallën e konferencës së Drejtorisë për Çështjet e BE-së.

Ai theksoi se Turqia do të mbajë shënim me kujdes kritikat e qëndrueshme dhe të arsyeshme të raportit për t’i përdorur ato si elementë konstruktivë që kontribuojnë në procesin e saj të reformave.

Por – shtoi zëvendësministri – është e pamundur të pranojmë kritika të padrejta dhe joproporcionale.

Duke potencuar se ky raport pasqyron krizat ekzistenciale të vetë Bashkimit Evropian, Kaymakçi tha se rrymat populiste po fitojnë gjithnjë e më shumë terren në opinionin publik evropian, siç u pa edhe në zgjedhjet e fundjavës për Parlamentin Evropian.

Sipas tij, kjo pikëpamje është përhapur edhe në institucionet e BE-së.

“Bashkimi Evropian, i cili të lë përshtypjen se është larguar nga ideologjia e tij themeltare, fatkeqësisht, nuk është në gjendje të jetë i paanshëm ndaj vendit tonë dhe të përcaktojë siç duhet situatën aktuale në Turqi për shkak të paragjykimeve që burojnë nga problemet e veta”, vlerësoi zv/ministri turk i Punëve të Jashtme.

“Deklaratat që pretendojnë se Turqia po largohet nga vlerat evropiane janë të paqëndrueshme dhe të pavlefshme. Turqia është pjesë e Evropës. Turqia është Evropë”, shtoi Kaymakçi.

Ai kritikoi gjithashtu referencën ndaj organizatës terroriste gyleniste (FETO) si “Lëvizja Gulen”, e cila në raportin e Komisionit Evropian përshkruhet si një organizatë e shoqërisë civile.

Më 15 Korrik 2016, FETO-ja dhe udhëheqësi i saj rezident në Shtetet e Bashkuara të Amerikë, Fetullah Gulen, orkestruan një grushtshteti të dështuar, por që martirizoi 251 persona dhe plagosi rreth 2.200 të tjerë.

Përveçse për grushtshtetin e dështuar të 2016-s në Turqi, Ankaraja e akuzon FETO-n edhe për zbatimin e një fushate të gjatë për të përmbysur qeverinë përmes infiltrimit në institucionet shtetërore më kyçe të vendit, sidomos në ushtri, polici dhe gjyqësor.



Lajme të ngjashme