Agar: “Kthetra” në Hakurk mund të shtrihet deri në Kandil

S’ka asnjë arsye që operacioni “Kthetra” të mos shtrihet deri në Kandil, ka vlerësuar Abdullah Agar, ekspert për terrorizmin dhe sigurinë.

Agar: “Kthetra” në Hakurk mund të shtrihet deri në Kandil

Operacioni tokësor dhe ajror i Forcave të Armatosura të Turqisë kundër terroristëve në zonën veriore Hakurk të Irakut po vazhdon sipas planit.

Abdullah Agar, ekspert për terrorizmin dhe sigurinë, ka bërë me dije se duke parë fuqinë ekzekutive të operacionit “Kthetra”, ku marrin pjesë edhe trupa komando të kualifikuara nëpër trajnime speciale, kjo mund të jetë një ofensivë “afatgjatë”.

Sipas tij, ky operacion nuk nënkupton vetëm neutralizimin e terroristëve, por gjithashtu “dominim i terrenit” në një periudhë shumë kritike dhe në një zonë me rëndësi maksimale.

“Për mendimin tim, s’ka asnjë arsye që ky operacion të mos shtrihet deri në Kandil”, ka vlerësuar ai.



Lajme të ngjashme