Erdogani uron kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Qipros Turke për formimin e qeverisë së re

Të mërkurën (22 maj), Partia e Unitetit Kombëtar (UBP) dhe Partia Popullore (HP) ranë dakord për formimin e qeverisë së koalicionit në Republikës Turke të Qipros së Veriut.

Erdogani uron kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Qipros Turke për formimin e qeverisë së re

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, uroi të dielën përmes telefonit Kryeministrin e Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV), Ersin Tatar dhe zëvendëskryeministrin e ministrin e Punëve të Jashtme, Kudret Ozersay, për formimin e qeverisë së re të koalicionit.

Gjithashtu kreu i shtetit turk u uroi atyre suksese në detyrën e tyre të re.

Në këtë bisedë telefonike, Erdogani mori në shqyrtim me bashkëbiseduesit turkoqipriotë edhe marrëdhëniet bilaterale dhe zhvillimet e kohëve të fundit në Mesdheun Lindor.

Të mërkurën (22 maj), Partia e Unitetit Kombëtar (UBP) dhe Partia Popullore (HP) ranë dakord për formimin e qeverisë së koalicionit në Republikës Turke të Qipros së Veriut.



Lajme të ngjashme