Zv.presidenti Oktay sot viziton Ukrainën

Zëvendëspresidenti Fuat Oktay do të marrë pjesë në ceremoninë që do të mbahet në Kiev për inaugurimin e Presidentit të ri të Ukrainës, Vladimir Zelenskiy.

1204067
Zv.presidenti Oktay sot viziton Ukrainën

Sipas informacioneve të marra nga burimet e Presidencës turke të hënën Oktay do të shkojë në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev.

Fuat Oktay do të marrë pjesë në ceremoninë zyrtare që mbahet për betimin dhe fillimin e mandatit të presidentit VladimirZelenskiy, i cili fitoi zgjedhjet e muajit të kaluar në Ukrainë.

Në kuadër të kësaj vizite Oktay do të ketë edhe një takim me Zelenskiy, ku pritet të bisedohet gjerësisht për marrëdhëniet ndërmjet Turqisë dhe Ukrainës dhe të shkëmbehen mendime lidhur me çështjet rajonale.

Oktay gjithashtu do të zhvillojë takime dypalëshe edhe me liderët dhe bashkëbiseduesit e vendeve që do të marrin pjesë në ceremoni.



Lajme të ngjashme