Presidenti Erdogan uron 19 Majin, Ditën Përkujtimore të Ataturkut dhe Festa e Rinisë dhe Sportit

Presidenti Erdoan, i cili mesazhin e tij e fillon me fjalët “Rroftë Turqia e lirë, e pavarur dhe e fortë”, bën të ditur se festa e 19 Majit, është rilindja e popullit turk.

Presidenti Erdogan uron 19 Majin, Ditën Përkujtimore të Ataturkut dhe Festa e Rinisë dhe Sportit

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) publikoi një mesazh urimi me rastin e 19 Majit, Ditës Përkujtimore të Ataturkut dhe Festa e Rinisë dhe Sportit.

Presidenti Erdoan, i cili mesazhin e tij e fillon me fjalët “Rroftë Turqia e lirë, e pavarur dhe e fortë”, bën të ditur se festa e 19 Majit, është rilindja e popullit turk.

“19 Maji është dita kur Mustafa Qemal Ataturkut doli në Samsun dhe e filloi Luftën tonë Kombëtare. 19 Maji është dita e vullnetit kombëtar, unitetit dhe solidaritetit dhe e zgjimit të një besimi të fortë për t’i dëbuar forcat okupatore nga vendi”, shkruan Erdoan në mesazhin e tij.

Në mesazhin e tij Presidenti Erdoan i drejtohet rinisë duke tërhequr vëmendjen se 19 Maji është hapi i parë i hedhur drejtë lirisë dhe pavarësisë, ndërsa vijon me këto fjalë: “Ashtu sikurse dje edhe sot ju do ta mbroni atdheun kundër rretheve tradhtare të cilat synojnë lirinë dhe pavarësinë tonë. Jetojmë në një kohë kur çdo gjë ndryshon me shpejtësi. Gjatë këtij ndryshimi ky vend ka nevojë për energjinë dhe entuziazmin, ëndrrat dhe dëshirat e juaja në shkencë, industri, teknologji dhe art. Të gjithë ne kemi nevojë për ju. Vendin tonë drejt horizonteve të reja do ta çojnë idetë, shpikjet, mendimet, vullneti dhe vendosmëria e juaj”.

Presidenti Erdoan në mesazhin e tij gjithashtu bëri thirrje për unitet dhe solidaritet me fjalët “Le ta çojmë përpara vendit tonë të gjithë së bashku dorë për dore dhe nga zemra zemrës”.



Lajme të ngjashme