Çavusoglu: Sulmet e kohëve të fundit shfaqin dimensionin që kërcënon botën

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) tha se sulmet terroriste të kohëve të fundit të bëra në mbarë botën sjellin në mendje dimensionin e madh të kërcënimit.

Çavusoglu: Sulmet e kohëve të fundit shfaqin dimensionin që kërcënon botën

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) tha se sulmet terroriste të kohëve të fundit të bëra në mbarë botën sjellin në mendje dimensionin e madh të kërcënimit.

Ministri turk mbajti një fjalim në seancën e 129-të të Mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, ku morën pjesë kryetarët e delegacioneve.

Çavushollu bëri të ditur se Turqia bashkohet me thirrjen e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Thorbjorn Jagland në raportin e përgatitur në kuadër të mbledhjes për “Luftën kundër diskriminimit dhe përforcimin e politikave të barazisë në Evropë”.

“Demokracia e vendeve tona është nën rrezikun e këtyre tendencave. Sulmet ndaj kulteve të adhurimit (ku kryhen obligimet fetare) po përhapen. Sulmet terroriste në Zelandën e Re dhe Sri Lanka, sulmi ndaj xhamisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe sulme të ngjashme na kujtojnë madhësinë e kërcënimit. Gjithashtu, ne vlerësojmë edhe rëndësinë, që i jepet të drejtave sociale në raport, por nëse nuk ka programe për mbrojtjen e përshtatshme të diskriminimit, si për shembull: nëse aplikimi juaj për punë refuzohet për shkak të emrit, ngjyrës ose shamisë së kokës, atëherë të drejtat sociale nuk do të kenë shumë kuptim” tha shefi i diplomacisë turke.   

Ai theksoi gjithashtu se zgjidhja e konflikteve të armatosura me rrugën e paqes dhe respektimi i tërësisë territoriale të vendeve anëtare në Këshillin e Evropës duhet të jetë një përgjegjësi e përbashkët.

 


Lajme të ngjashme