Kryeministri irakian të mërkurën për vizitë zyrtare në Turqi

Kryeministri i Irakut, Adil Abdul-Mahdi, do të realizojë një vizitë zyrtare në Turqi me ftesë të Presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Kryeministri irakian të mërkurën për vizitë zyrtare në Turqi

Siç bën të ditur Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës, vizita zyrtare që Abdul-Mahdi do të bëjë në përgjigje të ftesës së Erdoganit, do të realizohet të mërkurën e 15 majit.

Gjatë takimeve që do të zhvillohen në kuadër të vizitës në fjalë, do të merren në shqyrtim hapat e mundshme për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Turqisë dhe Irakut, sidomos në luftën kundër terrorizmit, rindërtimin e Irakut dhe në fusha të tjera me interes strategjik, siç janë tregtia dhe energjetika.

Në bisedime parashikohet gjithashtu që të shkëmbehen pikëpamjet në lidhje me çështjet rajonale e ndërkombëtare që interesojnë nga afër Turqinë dhe Irakun.



Lajme të ngjashme