Çavusoglu bisedon me Lavrovin për ndalimin e sulmeve në Idlib

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) kërkoi nga ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov që të ndalohen sulmet në rajonin e Idlibit në Siri.

Sipas informacioneve të marra nga burimet diplomatike, ministri Çavushollu ditën e enjte kërkoi nga homologu rus që të marrin fund sulmet në Idlib. Pas kësaj Lavrov e informoi Çavushollunë se sulmet në Idlib kishin ndaluar të enjten në mëngjes.

Sulmet e intensifikuara ndaj Idlibit të ditëve të fundit nga ana e regjimit të Esadit dhe mbështetësit të tij, Rusisë një ditë më parë ishin ngadalësuar.

Në Idlib, që është zona e çtensionimit sipas procesit të Astanas, për të cilën është garantuese Turqia dhe Rusia, si pasojë e sulmeve që ishin përshkallëzuar javët e fundit nga regjimi dhe mbështetësit mijëra njerëz ishin detyruar të zhvendosen.

Lajme të ngjashme