Arma e re e Turqisë: Alka

Turqia ka zhvilluar Sistemin “Alka” të Armës së Drejtuar me Energji, mjaft novator edhe në shkallë botërore, për të neutralizuar dronët e ngarkuar me eksplozivë dhe bombat artizanale që kohët e fundit po përdoren gjithnjë e më shumë në aktet terroriste.

Türkiye'nin yeni silahı Alka 05.jpg
Türkiye'nin yeni silahı Alka 06.jpg
Türkiye'nin yeni silahı Alka 01.jpg
Türkiye'nin yeni silahı Alka 02.jpg
Türkiye'nin yeni silahı Alka 03.jpg
Türkiye'nin yeni silahı Alka 04.jpg

Kompania ROKETSAN, lidere e Turqisë në fushën e predhave dhe raketave, Sistemin “Alka” të Armës së Drejtuar me Energji e prezantoi për herë të parë në Panairin 14. Ndërkombëtar të Industrisë së Mbrojtjes (IDEF’19), i cili u mbajt në Stamboll nga data 29 prill deri më 3 maj.

Në pamjet e testit që u transmetuan për herë të parë, “Alka” eliminoi me sukses maksimal kërcënime të llojeve të ndryshme, siç janë bombat artizanale, dronët që shkelin sigurinë, dronët e ngarkuar me municion, dronët spiunë dhe sulmet me tufë dronësh.

“Alka” është e pajisur njëkohësisht me një sistem të shkatërrimit me laser dhe me një sistem të interferencës elektromagnetike.

Kështu, sistemi në fjalë është shumë efektiv kundër mjeteve ajrore që përdoren në aktet terroriste, siç janë dronët dhe modelet e aeroplanëve më krahë të fiksuar. “Alka” mundëson po ashtu asgjësimin në distancë të mjeteve shpërthyese artizanale. Falë radarëve dhe sistemeve dhe elektrooptike që i janë integruar më së miri, arma e re e Turqisë është e aftë të gjurmojë dhe shkatërrojë disa objektiva njëkohësisht duke kryer gjurmimin e ndjeshëm të tyre.



Lajme të ngjashme