Ministrat Akar dhe Çavusoglu vlerësojnë zhvillimet e fundit në Detin Egje dhe Mesdheun Lindor

Akar dhe Çavushollu u takuan në Ministrin e Mbrojtjes Kombëtare në një mbledhje vlerësimi mes delegacioneve të dy ministrive.

Ministrat Akar dhe Çavusoglu vlerësojnë zhvillimet e fundit në Detin Egje dhe Mesdheun Lindor

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar dhe ministri i Punëve të Jashtme, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) biseduan për çështjet e sigurisë rajonale dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, me në krye zhvillimet e fundit në Detin Egje dhe në Mesdheun Lindor, si dhe për zonën e sigurt që planifikohet të formohet në Siri.

Në komunikatën e lëshuar nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare thuhet se ministrat Akar dhe Çavushollu u takuan në Ministri në një mbledhje vlerësimi mes delegacioneve të dy ministrive.

Sipas deklaratës, në mbledhje u vu theksi mbi “vendosmërinë e mbrojtjes së të drejtave dhe interesave të Turqisë”.



Lajme të ngjashme