Turqia dënoi ashpër takimin e Macron me delegacionin e PYD/YPG-së

Turqia dënoi ashpër takimin e Presidentit të Francës, Emmanuel Macron me delegacionin e të ashtuquajtur Forcave Demokratike të Sirisë (FDS).

Turqia dënoi ashpër takimin e Macron me delegacionin e PYD/YPG-së

Turqia dënoi ashpër takimin e Presidentit të Francës, Emmanuel Macron me delegacionin e të ashtuquajtur Forcave Demokratike Siriane (FDS) të kryesuar nga PYD/YPG-ja, që është fraksion i organizatës separatiste terroriste PKK në Siri.

Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë dënoi me një gjuhë të ashpër liderin francez për pritjen e bërë delegacionit të FDS-së në Pallatin Elysee.

Në komunikatën e lëshuar nga Ministria në lidhje me çështjen “dënohet takimi i Macronit me delegacionin e të ashtuquajtur Forcave Demokratike Siriane (FDS) të kryesuar nga PYD/YPG-ja, fraksionit të organizatës separatiste terroriste PKK në Siri”.

“Kjo përpjekje për të siguruar legjitimitet artificial për fraksionin e organizatës terroriste është një hap jashtëzakonisht i gabuar që nuk përputhet me marrëdhëniet e aleancës”, thuhet në komunikatë, e cila vijon me këto fjalë: “Edhe njëherë theksojmë rëndësinë e mos lejimit të përparimit të agjendave që synojnë unitetin politik dhe integritetin territorial të Sirisë, ndërsa rikujtojmë se nuk do të hezitojmë për të marrë masat e nevojshme për të garantuar sigurinë kombëtare të Turqisë”.



Lajme të ngjashme