Produktet turke të kirurgjisë kardiovaskulare ekspozohen në Simpoziumin “Charing Cross”

Produktet me patentë turke të kirurgjisë kardiovaskulare po ekspozohen në Simpoziumin Ndërkombëtar “Charing Cross” (CX).

1186116
Produktet turke të kirurgjisë kardiovaskulare ekspozohen në Simpoziumin “Charing Cross”

I renditur mes aktiviteteve më të rëndësishme në fushën e teknologjisë së kirurgjisë kardiovaskulare, Simpoziumi CX filloi të mërkurën (17 prill) në Qendrën e Panaireve “Olympia”, në zonën Kensington të kryeqytetit Londër të Mbretërisë së Bashkuar, me pjesëmarrjen e mbi 4 mijë përfaqësuesve nga rreth 90 vende të ndryshme të botës.

Në kuadër të këtij simpoziumi po ekspozohen edhe produktet me patentë turke.

Presidenti i Federatës së Shëndetësisë, Rasit Dinç, një prej përfaqësuesve të Turqisë në Simpoziumin CX, theksoi se ky është aktiviteti më i madh evropian në këtë fushë dhe në kuadër të tij gjejnë shansin të prezantojnë për 4 ditë radhazi prodhimet turke të kirurgjisë kardiovaskulare, kardiologjisë, radiologjisë intervenuese dhe neurokirurgjisë.

“Ne ndihemi krenarë që po prezantojmë produktet tona vendëse dhe kombëtare”, u shpreh ai duke theksuar se me prodhimet turke të teknologjisë mjekësore, të cilat i eksportojnë në 58 vende të ndryshme aktualisht, synojnë të renditen në mes e 5 shteteve të para në botë.

“Interes të veçantë në shkallë botërore ka ngjallur robotika vaskulare, prodhime me patentë turke”, potencoi Dinç dhe shtoi se falë këtyre robotëve tashmë kurohen edhe sëmundje e komplikacione, të cilat më parë shkaktonin prerjen e gjymtyrëve të pacientëve.



Lajme të ngjashme