Turqia dhe Bjellorusia synojnë rritjen e vëllimit tregtarë në 1,5 miliardë dollarë

Presidenti Recep Tayyip Erdoğan bëri të ditur se Turqia dhe Bjellorusia kanë mundësinë për t’i realizuar objektivat e tregtisë prej 1,5 miliardë dollarëve.

Turqia dhe Bjellorusia synojnë rritjen e vëllimit tregtarë në 1,5 miliardë dollarë

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) bëri të ditur se Turqia dhe Bjellorusia kanë mundësinë për t’i realizuar objektivat e tregtisë prej 1,5 miliardë dollarëve.

Erdoan dhe Lukashenko, i cili iu përgjigj ftesës së Presidentit Erdoan për vizitë në Turqi, pas takimit kokë më kokë dhe mes delegacioneve të zhvilluar në Kompleksin Presidencial, organizuan një konferencë të përbashkët për shtyp.

Duke vënë në dukje se gjatë takimit kanë biseduar për çështjet e ndryshme si ato politike, ushtarake, ekonomike, tregtare dhe kulturore, Presidenti Erdoan tha se “Në këtë mënyrë gjetëm rastin për t’i bërë një vlerësim hapave që do të hidhen në të ardhmen”.

Kreu i shtetit turk gjithashtu tha se të dy vendet kanë potencial për të zhvilluar vëllimin tregtar mes tyre, ndërsa shtoi se gjatë këtij takimi u nënshkruan 6 marrëveshje.

Ai rikujtoi se në vitin 2016 si objektivë kishin përcaktuar një vëllim tregtar prej 1 miliardë dollarëve, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Ne ende nuk e arritëm këtë objektiv. Gjatë takimit vumë theksin në nevojën për të punuar më shumë në këtë drejtim dhe përcaktuam objektivin e ri prej 1,5 miliardë dollarëve. Turqia dhe Bjellorusia në të vërtetë kanë potencial për të realizuar këtë objektiv”.

Në mes tjerash Presidenti Erdoan tha se është kënaqësi që në Bjellorusi tregohet një interesim i madh për kulturën dhe gjuhën turke dhe se Turqia është njëra prej vendeve më të preferuara e turistëve bjellorusë.

“Me kontributin edhe të udhëtimeve pa viza numri i mysafirëve tanë të ardhur nga Bjellorusia në vitin 2018 arriti në 245 mijë për dallim nga viti 2016, kur ky numër ishte 113 mijë”, bëri të ditur Erdoan.

Para konferencës për shtyp në praninë e Presidentëve Erdoan dhe Lukashenko u organizua ceremonia e nënshkrimit të 6 marrëveshje mes dy vendeve.

 


Lajme të ngjashme