Çavusoglu: Shkatërrimi i Katedrales “Notre-Dame” në Paris, një katastrofë për gjithë njerëzimin

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu, ka publikuar të hënën vonë një mesazh për zjarrin në Katedralen e Zonjës së Sonë (Notre-Dame) në Paris.

Çavusoglu: Shkatërrimi i Katedrales “Notre-Dame” në Paris, një katastrofë për gjithë njerëzimin

“Ne jemi duke ndjekur me shumë trishtim zjarrin që po shkatërron Katedralen ‘Notre-Dame’ në Paris. Shkatërrimi i kësaj kryevepre arkitekturore, e cila i përket Trashëgimisë Botërore, është një katastrofë për gjithë njerëzimin”, shkroi Çavusoglu në rrjetin social “Twitter”.

Një zjarr i madh shpërtheu mbrëmjen e së hënës në Katedralen “Notre-Dame” në Paris, simbol 850-vjeçar i kryeqytetit të Francës dhe mbarë vendit.

Edhe pse nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, mendohet se ai mund të jetë shkaktuar nga punimet që po kryhen për restaurimin e objektit historik.



Lajme të ngjashme