Presidenti i Burkina-Fasos mbërrin në Turqi për vizitën e parë historike

Presidenti i Burkina-Fasos, Roch Marc Christian Kabore, mbërriti të mërkurën në Turqi për një vizitë zyrtare në përgjigje të ftesës së homologut Recep Tayyip Erdogan.

Presidenti i Burkina-Fasos mbërrin në Turqi për vizitën e parë historike

Siç bën të ditur Drejtoria e Komunikimit të Presidencës, në kuadër të vizitës së parë në nivel presidencial nga Burkina-Faso në Turqi, Kabore do të realizojë të enjten bisedime në Kompleksin Presidencial në Ankara.

Në këto bisedime do të rishikohen marrëdhëniet bilaterale me të gjitha dimensionet e tyre dhe do të shqyrtohen mundësitë e zhvillimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme.

Programi i vizitës parashikon gjithashtu shkëmbimin e mendimeve me delegacionin e Burkina-Fasos, si vend që mban presidencën e radhës së G5-s së Sahelit, në lidhje me zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare në rend të ditës.

Ndërsa të mërkurën, Presidenti Kabore mori pjesë në Forumin e Biznesit Turqi – Burkina-Faso, organizuar në Stamboll nga Këshilli i Marrëdhënieve Ekonomike të Jashtme.

Gjatë fjalës së rastit në Forum, Kabore shprehu admirim të madh për Turqinë.

“Biznesmenët turq punojnë në mënyrë proaktive dhe përmirësohen vazhdimisht të në çdo fushë”, deklaroi ai.

Duke i ftuar kompanitë turke në Burkina-Faso, vend që sipas tij ofron shanse të shumta në aspektin e investimeve, presidenti mysafir theksoi se janë gati të nënshkruajnë partneritete biznesi në shumë fusha, sidomos në ndërtimin e banesave kolektive dhe në riciklimin e prodhimeve vendase.

“Si drejtues të Burkina-Fasos, ne do të jemi gjithnjë në krah të biznesmenëve turq dhe do të vazhdojmë t’i mbështesim ata në fushat e ekonomisë dhe tregtisë. Ne do të vijojmë të bëjmë hapa reciproke për zhvillimin e bashkëpunimit tonë me Turqinë brenda një kohe të shkurtër”, përfundoi Kabore.



Lajme të ngjashme