Turqia e shqetësuar nga tensionimi i situatës në Libi, thirrje palëve për vetëpërmbajtje

Turqia ka shprehur shqetësim të thellë për situatën e krijuar si pasojë e operacionin ushtarak ndaj kryeqytetit Tripoli të Libisë, si dhe u ka bërë thirrje palëve për vetëpërmbajtje.

Turqia e shqetësuar nga tensionimi i situatës në Libi, thirrje palëve për vetëpërmbajtje

“Ne jemi thellësisht të shqetësuar për përshkallëzimin e rrezikshëm që është krijuar në Libi me fushatën ushtarake kundër Tripolit. Të tilla përpjekje nuk i shërbejnë asnjë rezultati tjetër përveç dëmtimit të popullatës civile dhe shtyrjes së vendit në paqëndrueshmëri, ndërkohë që pengojnë procesin politik të lehtësuar nga Kombet e Bashkuara.

Prandaj është e domosdoshme që të mbizotërojnë gjykimi i shëndoshë dhe arsyeja për të ulur shpejt tensionin dhe për të rivendosur qetësinë. Teksa mbështet plotësisht përpjekjet e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së dhe përfaqësuesit të tij special në Libi për të ulur tensionin, Turqia i kushton rëndësi qëndrimit të përbashkët dhe të vendosur të bashkësisë ndërkombëtare për zgjidhjen e kësaj çështjeje”, thuhet në një komunikatë me shkrim të publikuar të dielën nga Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë.



Lajme të ngjashme