MPJ e Turqisë dënoi sulmin terrorist në Mali

Turqia dënoi ashpër sulmin terrorist që si objektiv kishte forcat e sigurisë në rajonin Mopti të Malit.

MPJ e Turqisë dënoi sulmin terrorist në Mali

Turqia dënoi ashpër sulmin terrorist që si objektiv kishte forcat e sigurisë në rajonin Mopti të Malit.

Në komunikatën me shkrim të lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë thuhet se “Mësuam me pikëllim se nga sulmi terrorist kundër forcave të sigurisë në rajonin Mopti të Malit humbën jetën shumë persona dhe u plagosën disa të tjerë. Dënojmë ashpër këtë sulm të tmerrshëm dhe shprehim ngushëllimet tona popullit vëllazëror dhe qeverisë së Malit, ndërsa kërkojmë mëshirën e Allahut për ata që humbën jetën dhe të plagosurve u urojmë shërimit të shpejtë”.

Në sulmin terrorist të ndërmarrë ndaj një baze ushtarake në rajonin Mopti në Mali kanë humbur jetën 21 pjesëtarë të forcave të armatosura.   



Lajme të ngjashme