Ankaraja dënon sulmin në Utrecht të Holandës

Përmes një komunikate të Ministrisë së Punëve të Jashtme Turqia ka dënuar sulmin në qytetin Utrecht të Holandës dhe është në solidaritet të plotë me popullin dhe qeverinë e këtij vendi.

Ankaraja dënon sulmin në Utrecht të Holandës

Turqia vazhdon të shfaqë të njëjtin qëndrim ndaj çdo lloj sulmi.

Këtë nuk e ka ndryshuar as ajo që autori i sulmit që ndodhi sot në Holandë ka lindur në Turqi.

“Ne dënojmë me forcë sulmin që ndodhi sot (18 mars 2019) në qytetin e Utrehtit në Holandë pavarësisht identitetit të autorit dhe motivimit që qëndron pas këtij akti”, thuhet në komunikatën e shkruar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë.

“Ne shprehim ngushëllimet tona dhe durim për familjet e atyre që humbën jetën në këtë sulm të urryer dhe shërim sa më të shpejtë të atyre që mbetën të plagosur. Përballë këtij sulmi ne jemi në solidaritet të plotë me popullin dhe qeverinë e Holandës”, vijon komunikata.  

Në lidhje me sulmin Policia e Utrecht kishte thënë se ishte në kërkim të 37-vjeçarin, Gökmen T., i cili ka lindur në Turqi.

Kurse burime të sigurisë më shumë ishin fokusuar mbi mundësitë e tjera, duke e përjashtuar opsionin e një sulmi terrorist dhe kishin bërë të ditur se ngjarja mund të kishte ndodhur për “shkaqe familjare”.

Në mesin e lajmeve që vijnë thuhet se agresori është kapur.  

 


Lajme të ngjashme