Turqia merr masa parandaluese për avionët Boeing 737 MAX

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës njoftoi se si masë preventive për sigurinë e fluturimeve ka ndaluar deri në një urdhër tjetër fluturimet e avionëve të tipit Boeing 737 MAX 8 dhe Boeing 737 MAX 9.

Në komunikatën e lëshuar nga ministria thuhet se Drejtoria e Përgjithshme e Aviacionit Civil pranë Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës është duke i vlerësuar arsyet e mundshme të dy aksidenteve të ndara që ndodhën brenda 5 muajve të fundit të avionëve Boeing 737 MAX 8 dhe/ose Boeing 737 MAX 9.

“Si rezultat i vlerësimeve në fjalë dhe si masë preventive për sigurinë e fluturimeve janë ndaluar deri në një urdhër tjetër fluturimet e avionëve të tipit Boeing 737 MAX 8 dhe/ose Boeing 737 MAX 9”, thuhet në komunikatë.

Në lidhje me çështjen një deklaratë tjetër u bë edhe nga kompania e Linjave Ajrore Turke (THY).

Në deklaratën e lëshuar nga zyra për informim e kompanisë thuhet se siguria e fluturimit dhe e udhëtarëve çdo herë janë në planë të parë, ndërsa u bë e ditur se “Duke filluar nga data 13 mars kompania e Linjave Ajrore Turke ka ndaluar deri në një njoftim tjetër fluturimet e 12 avionëve të tipit Boeing 737 MAX që ndodhen në inventarin e kompanisë”.

Lajme të ngjashme