Izmiri mirëpret Konferencën e Komandantëve të Korpuseve të NATO-së

Në Komandën e Forcave Tokësore Aleate të NATO-s që ndodhet në nënprefekturën Buxha (Buca) të Izmirit filloi Konferenca e Komandantëve të Korpuseve të NATO-së ku marrin pjesë përfaqësuesit e vendeve anëtare të aleancës.

Izmiri mirëpret Konferencën e Komandantëve të Korpuseve të NATO-së

Gjenerallejtënant, John C. Thomson, komandanti i forcave tokësore aleate të NATO-s, bëri të ditur që në qoftë se anëtarët e NATO-s lidhen ngushtë me njëri-tjetrin atëherë do të jemi më të fortë.

Në Komandën e Forcave Tokësore Aleate të NATO-s që ndodhet në nënprefekturën Buxha (Buca) të Izmirit filloi Konferenca e Komandantëve të Korpuseve të NATO-së ku marrin pjesë përfaqësuesit e vendeve anëtare të aleancës.

Në fjalën e tij të mbajtur në hapje të konferencës në fjalë, gjenerallejtënant, John C. Thomson, komandanti i forcave tokësore aleate të NATO-s, shprehu kënaqësi nga mikpritja e përfaqësuesve në Izmir.

Duke vënë në dukje se punimet e konferencës do të zgjasin dy ditë, Thomson tha se pas propozimeve të marra vitin e kaluar vendosën që këtë vit ta ndryshojnë formatin e konferencës, ndërsa shtoi se çështjet e vështira do të trajtohen vetëm me grupe të vogla të përbëra nga komandantët.

Ai vuri theksin në rëndësinë e frymës dhe harmonisë së ekipit dhe vijoi me këto fjalë: “Qëllimi i kësaj konference është që anëtarët e NATO-së të lëvizin së bashku, të diskutojnë hapur për idetë e tyre, të ndihmojnë njëri-tjetrin duke i shkëmbyer mendimet dhe të frymëzohen nga njëri-tjetri. Në vend të veprimit të shpejtë më e rëndësishme është të veprojmë duke e parë të ardhmen. Në qoftë se anëtarët e NATO-s lidhen ngushtë me njëri-tjetrin atëherë do të jemi më të fortë. Kjo konferencë do të jetë një pikë tranzicioni për ne”.

Në anën tjetër Thomson uroi Poloninë, Hungarinë dhe Republikën Çeke në 20-vjetorin e anëtarësimit në NATO.



Lajme të ngjashme