Erdoan-Modi bisedojnë në telefon për incidentet në kufirin Indi-Pakistan

Presidenti Erdoan në një bisedë telefonike që ka realizuar me Kryeministrin e Indisë, Narendra Modi ka diskutuar për tensionin Indi-Pakistan.

Erdoan-Modi bisedojnë në telefon për incidentet në kufirin Indi-Pakistan

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) të hënën realizoi një bisedë telefonike me Narendra Modi, Kryeministrin e Indisë, e cila ka ardhur në pragun e një lufte me Pakistanin.

Në një deklaratë, Departamenti i Komunikimit të Presidencës turke tha se në bisedën telefonike midis Erdoan dhe Modi krahas marrëdhënieve dypalëshe është diskutuar edhe mbi zhvillimet e në kufirin Indi-Pakistan.

Në fund të shkurtit, Erdoani kishte zhvilluar një bisedë telefonike me Kryeministrin e Pakistanit, Imran Khan për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit midis dy fqinjëve.

Kurse më 8 mars, tensionin Indi-Pakistan Erdoani e kishte diskutuar në telefon me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres.

Tensionimi i fundit mes Indisë dhe Pakistanit filloi me sulmin me bombë të ndërmarrë më 14 shkurt ndaj forcave të milicisë të policisë së Indisë në pjesën nën kontrollin e Indisë në Kashmir, me çrast kanë humbur jetën 44 persona.

Udhëheqja e Nju-Delhit akuzoi Pakistanin në lidhje me sulmin, ndërsa ky i fundit dënoi sulmin në fjalë dhe mohoi akuzat.

Më 26 shkurt India njoftoi se ka ndërmarrë sulme ajrore ndaj objektivave të organizatës terroriste në anën e Pakistanit përgjatë vijës së kontrollit në Kashmir.

Ndërkaq Pakistani rrëzoi dy avionë luftarak të Indisë me arsyetim se kanë bërë shkelje të hapësirës ajrore dhe më pas në shenjë vullnetit të mirë liroi pilotin indian.



Lajme të ngjashme