Erdogan: Ky shtet, ky flamur, ky ezan, ky atdhe është i të gjithëve

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) iu drejtua popullit në një tubim të organizuar në Sirnak.

Erdogan: Ky shtet, ky flamur, ky ezan, ky atdhe është i të gjithëve

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) bëri të ditur se më nuk mund t’i tolerojnë lotët e nënave, fëmijët e të cilëve u rrëmbyen nga organizata separatiste terroriste PKK.

Gjatë fjalimit drejtuar popullit në Sirnak, Presidenti Erdoan tha se “Diskriminimi dhe separatizmi është nën këmbët tona”.

“Ky shtet, ky flamur, ky ezan, ky atdhe është i të gjithëve. Ne themi një popull. Të gjithë ata që jetojnë në këtë vend janë një popull pa dallim përkatësinë e tyre etnike. Themi një flamur, gjaku i dëshmorëve që i dha ngjyrë këtij flamuri, përfaqëson luftën e përbashkët të të gjithë paraardhësve tanë. Një atdhe, çdo pëllëmbë i 780 mijë kilometrave katrorë është atdheu ynë. Një shtet, Republika e Turqisë është shteti ynë i fundit, ne nuk kemi shtet tjetër. Ne nuk lejojmë që mbi këtë vend të bëhen operacione për copëtimin e tij”, deklaroi Erdoan.

Kreu i shtetit turk theksoi se Turqia i doli për zot të gjithë të shtypurve pavarësisht origjinës së tyre, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Vendi i parë ku do të shkojnë vëllezërit tanë arabë, kurdë, turkmenë (të arratisur nga lufta) në Irak dhe Siri është Turqia. Të arratisurit nga Kobani (Siri) erdhën në Turqi. Ne për ata nuk thamë se janë ‘kurdë’. Por, thamë se do t’i mirëpresim pasi janë të detyruar të largohen nga Siria”.

“Sirnaku nuk ka asnjë fëmijë për t’i lënë organizatave terroriste. A nuk janë këta terroristë që i rrëmbyen dhe i dërguan në male fëmijët tanë 12-13-14-15-vjeçar? Ne nuk kemi fëmijë për t’iu dhënë atyre. Nuk mund t’i harrojë lotët e nënave, të cilat protestonin ulur para godinës së Bashkisë së Dijarbakërit (Diyarbakır). Fëmijët e tyre ishin rrëmbyer dhe dërguar në Kandil. Këta të pamëshirshmit, të paskrupullt, këta jonjerëzorët bënë që vëllezërit e mi nga juglindja e Anadollit të vuajnë. Më nuk mund të tolerojë që të derdhet as edhe një lot i vetëm nga sytë e nënave”, bëri të ditur Erdoan.

 


Lajme të ngjashme