Tubim në Ankara për gratë e burgosura në Siri

Konfederata e Sindikatave të Punonjësve Publikë, “Memur Sen” u bë zëri i grave që përballen me trajtime çnjerëzore në Siri.

Tubim në Ankara për gratë e burgosura në Siri

Konfederata e Sindikatave të Punonjësve Publikë, “Memur Sen” u bë zëri i grave që përballen me trajtime çnjerëzore në Siri.

Anëtarët e “Memur Sen” organizuan një tubim në kryeqytetin Ankara me kërkesën për lirimin e grave dhe fëmijëve që mbahen në burgje në Siri.

Njerëzit e mbledhur në tubim ecën deri në ndërtesën e parë të Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), që ndodhet në Sheshin “Ulus” me pishtarë në duar.

Kryetari i Përgjithshëm i “Memur Sen”, Ali Jallçën (Ali Yalçın) në fjalimin e rastit tha: “Ndaj grave në Siri bëhen trajtime çnjerëzore. Gratë atje i sjellin fëmijët në jetë në burgje. Detyrohen ti rrisin atje fëmijët. Njerëzimi ka për detyrim të ndryshojë këtë tablo. I bëjmë thirrje Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Organizatës së Bashkëpunimit Islam. Nëse sot nuk mblidheni dhe nuk bëni zë kundër marrjes nëpërkëmbë të nderit njerëzor, atëherë kur do t’a bëni këtë? Gratë atje janë robër dhe mjet tregtie i luftës së ndotur”.   

“Nëse vendet nuk vihen në veprim atëherë në veprim duhet vënë ndërgjegjja” u shpreh Jallçën dhe shtoi se organizatat civile dhe aktivistët nga 55 vende të botës u mblodhën në Stamboll dhe u përpoqën që një thirrje ta përhapin në tërë rruzullin tokësor nga aspekti global.  

Jallçën tha se kërkojnë lirimin e 7 mijë grave që mbahen në burgjet e regjimit të Esadit.   

 



Lajme të ngjashme