Turqia ngushëllon popullin egjiptian për viktimat e aksidentit në Kajro

Ministri i Transportit të Egjiptit, Hisham Arafat dorëhiqet pas aksidentit hekurudhor.

Turqia ngushëllon popullin egjiptian për viktimat e aksidentit në Kajro

Turqia i dërgoi një mesazh ngushëllimi popullit egjiptian për humbjen e jetëve nga zjarri që shpërtheu në aksidentin që ndodhi në stacionin hekurudhor në zonën Ramses të kryeqytetit Kajro.

Në një komunikatë me shkrim të lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë, thuhet se “Është mësuar me keqardhje për humbjen e jetëve të një numri të madh të personave dhe plagosjen e shumë të tjerëve nga zjarri që shpërtheu dje si pasojë e përplasjes së trenit me platformën në stacionin hekurudhor në Ramses në qendër të kryeqytetit Kajro”.

“Kërkojmë mëshirën e Allahut për ata që humbën jetën në këtë aksident, të plagosurve u urojmë shërim të shpejt, ndërsa popullit të Egjiptit i shprehim ngushëllimet tona të sinqerta”, shkruhet në komunikatë.

Ministri i Shëndetësisë së Egjiptit, Hale Zayid në prononcimin e bërë pas inspektimeve në vendin e ngjarjes tha se në këtë aksident kanë vdekur 20 persona dhe janë plagosur 43 të tjerë.

Ndërkaq bëhet e ditur se ministri i Transportit, Hisham Arafat dha dorëheqje pas aksidentit.



Lajme të ngjashme