Turqia nuk do të heqë dorë nga blerja e raketave S-400

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) tha të martën në Ankara se vendi i tij nuk do të tërhiqet nga vendimi që ka marrë lidhur me blerjen e sistemeve të mbrojtjes ajrore S-400 nga Rusia.

Turqia nuk do të heqë dorë nga blerja e raketave S-400

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) iu përgjigj pyetjeve rreth rendit të ditës në Ankara.

Në lidhje me sistemin e mbrojtjes ajrore S-400, shefi i diplomacisë turke tha: “Nuk ka nevojë për të bërë ndonjë deklaratë për S-400. Është një punë që ka mbaruar. Turqia nuk është kthyer asnjëherë nga premtimet që ka bërë”.

Duke folur për tërheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) nga Siria dhe për misionin e përbashkët me SHBA-në, Çavushollu tha:

''Taskëforca e përbashkët me SHBA-në është një mision që ka të bëjë vetëm me procesin e tërheqjes. Pas vendimit (të ShBA-së) të tërheqjes, është folur vazhdimisht për qëndrime të ndryshme. Ky është një tregues i asaj që ShBA-ja nuk ka një strategji me kuptimin e plotë të fjalës”.

Ministri Çavushollu gjithashtu bëri vlerësime rreth ekzekutimeve (dënimeve me vdekje) në Egjipt dhe e akuzoi Evropën për hipokrizi.

"Shkuarja e liderëve të Bashkimit Evropian (BE) në Egjipt (për të marrë pjesë në samitin Bashkimi Evropian-Liga Araba, i cili filloi të shtunën dhe përfundoi të hënën në Sharm el-Sheikh) dhe qëndrimi në një tryezë me (presidentin puçist të Egjiptit) al-Sisi është standard i dyfishtë, është hipokrizi. Sot Evropa qëndron në pikën më të lartë të saj për standard të dyfishtë”,- tha ministri Çavushollu.

 


Lajme të ngjashme