Erdogan: Tronditja më e vogël në çështjen e Sirisë do të ketë kosto të lartë

Presidenti dhe njëherësh kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, Recep Tayyip Erdogan iu drejtua popullit me një fjalim gjatë mitingut në Bursa.

Erdogan: Tronditja më e vogël në çështjen e Sirisë do të ketë kosto të lartë

Presidenti Recep Tayyip Erdogan bëri të ditur se ata dinë shumë mirë që tronditja më e vogël në çështjen e Sirisë do të ketë kosto të lartë në të ardhmen.

Presidenti dhe njëherësh kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Recep Tayyip Erdogan iu drejtua me një fjalim popullit në një miting të organizuar në Bursa.

Erdogan rikujtoi se dje mori pjesë në samitin e katërt trepalësh me temë Sirinë që u mbajt mes Turqisë, Rusisë dhe Iranit në Soçi të Rusisë, prej ku i dhanë mesazh botës.

“Ne dimë shumë mirë se çfarë kostoje të lartë do të ketë në të ardhmen tronditja më e vogël në çështjen e Sirisë. Dimë se edhe në ekonomi duhet të qëndrojmë të fortë ashtu si në diplomaci. Ne do të punojmë shumë”, bëri të ditur Erdogan.

 


Lajme të ngjashme