Presidenca turke: Regjimi i Esadit e ka humbur legjitimitetin

“E pritura jonë themelore për zbatimin e modelit të ngjashëm (të Idlibit) në Menbixh dhe lumin Eufrat në Siri, është që kontrolli të jetë tek Turqia.”

Presidenca turke: Regjimi i Esadit e ka humbur legjitimitetin

Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, İbrahim Kalın, në deklaratën e tij pas mbledhjes së kabinetit të zhvilluar në Ankara, tha: “E pritura jonë themelore për zbatimin e modelit të ngjashëm (të Idlibit) në Menbixh dhe lumin Eufrat në Siri, është që kontrolli të jetë tek Turqia.”

Ai theksoi se nuk do të lejohet më që nga ky rajon të paraqiten sërish kërcënime për Turqinë.

Kurse një pyetjeje në lidhje me udhërrëfyesin për Menbixhin ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Turqisë, Ibrahim Kalin iu përgjigj me fjalët: “Si dy shtete aleate, tashmë udhërrëfyesi duhet të zbatohet me shpejtësi e pa u vonuar, pasi kjo përbën një rëndësi të madhe si nga aspekti i marrëdhënieve dypalëshe ashtu edhe nga aspekti i sigurisë së rajonit, si dhe procesit në Siri.”

Sa u përket pretendimeve se është arritur një marrëveshje me Amerikën për “zonën e sigurt”, zëdhënësi i Presidencës turke tha se ato nuk pasqyrojnë të vërtetën dhe se bisedimet vazhdojnë ende.

“Sipas nesh, regjimi i Esadit e ka humbur legjitimitetin dhe është një regjim shumë larg premtimit të një të ardhmeje (për Sirinë)”, u shpreh Kalin ndër të tjera.



Lajme të ngjashme