Erdogan: Marrëveshja e Adanës e arritur me Sirinë është ende në fuqi

“Me miliona sirianë do të kenë rastin për t’u kthyer në shtëpitë e tyre pasi ta spastrojmë Menbixhin, Tel Rifatin dhe lindjen e lumit Eufrat nga terroristët”, bëri të ditur Presidenti Erdoan.

Erdogan: Marrëveshja e Adanës e arritur me Sirinë është ende në fuqi

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) rikujtoi Marrëveshjen e Adanës të arritur me Sirinë në lidhje me luftën kundër organizatave terroriste dhe shtoi se marrëveshja në fjalë është ende në fuqi.

Në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve në mbledhjen e mbajtur në sallën e sporteve “Sahin Karatas” në qytetin Gaziantep, ku bëri prezantimin e kandidatëve të AK Partisë për kryetarë të bashkisë, Presidenti Erdoan tha se përgatitjet për operacione të mundshme ndaj Menbixhit dhe lindjes së lumit Eufrat në Siri kanë përfunduar në masë të madhe.

Duke vënë në dukje se janë në pritje të rezultateve të procesit diplomatik në Siri, Erdoan tha se “Nëse nuk bëhet atëherë ne një natë do të vijmë befas. Ne kurrë nuk bëjmë lëshime në çështjen e pavarësisë dhe të ardhmes tonë”.

“A duhet ne të qëndrojmë duarlidhur ndërkohë që ata, të cilët kanë ardhur nga 12 mijë kilometra larg dhe nuk kanë asnjë lidhje historike, njerëzore me gjeografinë tonë dhe lëvizin lirshëm në Siri? Problemi i atyre që dëshirojnë ta mbajnë larg Turqinë nga ky vend, nuk është çlirimi i popullit sirianë, por e kundërta ta thellojnë këtë moçal edhe më shumë”, bëri të ditur Erdoan.

Kreu i shtetit turk bëri të ditur se “Ndërkohë që ne jetojmë këtu në paqe, ne nuk mund ti lëmë vëllezërit dhe motrat tona në mëshirën dhe bombat e mizorëve”, ndërsa shtoi se “Ne këtë herë pas here e bëjmë në mënyrë të hapur e herë pas here fshehurazi. Por, gjithsesi bëjmë atë që është në duart tona dhe një natë vijmë befas dhe bëjmë atë që është e duhur”.

“Ata pyesin se çfarë kërkon Turqia këtu? Babai Esad dhe Turqia në vitin 1998 nënshkruan Marrëveshjen e Adanës, e cila është rinovuar në vitin 2001 dhe është vazhduar rrugëtimi. Kjo marrëveshje është ende në fuqi me vendosmëri të njëjtë”, bëri të ditur kreu i shtetit turk.

Në fjalën e tij Presidenti Erdoan gjithashtu bëri të ditur se gjatë 2 viteve të fundit janë ndaluar afërsisht 8 mijë terroristë të DAESH-it, ndërsa bëri të ditur se mbi 2 mijë e 300 prej tyre janë arrestuar.

“Ne jemi të vendosur për ta shpëtuar rajonin tonë nga kjo fatkeqësi e madhe duke bashkëpunuar në njërën anë me rusët dhe iranianët dhe në anën tjetër me amerikanë me në krye popullin sirianë”, tha Erdoan.

“Me miliona sirianë do të kenë rastin për t’u kthyer në shtëpitë e tyre pasi ta spastrojmë Menbixhin, Tel Rifatin dhe lindjen e lumit Eufrat nga terroristët”, përfundoi Erdoan.

 


Lajme të ngjashme