Erdogani të mërkurën për vizitë pune njëditore në Rusi, në plan edhe një takim me Putinin

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, do të realizojë të mërkurën (23 janar) një vizitë pune në Federatën Ruse.

Erdogani të mërkurën për vizitë pune njëditore në Rusi, në plan edhe një takim me Putinin

Siç bën të ditur Qendra për Shtyp e Presidencës nëpërmjet një komunikate të shkruar, në këtë vizitë pune njëditore që do të zhvillohet më 23 janar në Federatën Ruse, Erdogani do të takohet me Kreu e Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin.

“Në kuadër të vizitës në Moskë, gjatë së cilës parashikohet të mbahet edhe një takim ndërmjet delegacioneve të formuara nga ministra e zyrtarë të lartë nga të dyja vendet, do të trajtohen në detaje marrëdhëniet dypalëshe Turqi-Rusi dhe do të shkëmbehen mendime për disa çështje rajonale e ndërkombëtare, me një theks të veçantë mbi Sirinë”, thuhet mes të tjerash në komunikatën e Qendrës për Shtyp të Presidencës turke.



Lajme të ngjashme