Turqi – Eksporti i dardhës dhe ftoit theu rekord në 2018

Vetëm nga eksporti i dardhës dhe ftoit Turqia siguroi vitin e kaluar 35,4 milionë dollarë.

Turqi – Eksporti i dardhës dhe ftoit theu rekord në 2018

Vitin e kaluar Turqia ka thyer rekord në eksportin e dardhës dhe ftoit.

Sipas informacioneve të marra nga shoqata e eksportuesve “Uludag”, dardha e kultivuar në rrethe të ndryshme të Turqisë, kryesisht në Bursa, ka ëmbëlsuar gojën e njerëzve vitin e kaluar (2018) në 53 vende të ndryshme.

Krahasuar me vitin e mëparshëm eksporti i dardhës në vitin 2018 u rrit me 33,7 për qind, pra nga 36,2 mijë tonë arriti në 48,5 mijë tonë. Ndërsa të ardhurat nga eksporti u rritën me 10 për qind, nga 20,3 milionë dollarë që kishin qenë në vitin 2017, vitin e kaluar arritën në 22 milionë dollarë.

Iraku zuri vendin e parë në eksportet e dardhës turke. Krahasuar me vitin e mëparshëm eksportet në këtë vend u rritën me 40 për qind, konkretisht nga 11,7 mijë tonë (në vitin 2017) u rritën në 16,5 mijë ton në vitin 2018. Vitin e kaluar në Irak u dërguan 2,3 milionë dollarë dardha.

Rusia, e cila renditet e dyta në eksportin e dardhës në sasi, me 12 mijë e 229 tonë, u pagoi eksportuesve turq 7,2 milionë dollarë.

Eksportet e Turqisë në këto dy vende përbëjnë 60 për qind të totalit të eksporteve të dardhës.

Një rritje e konsiderueshme në eksportin e dardhës pati ai në Rumani dhe Gjermani.

Eksportet drejt Rumanisë mbi bazën e sasisë u rritën me 138 për qind; nga 180 tonë në 2017-ën u rritën në 2,8 mijë tonë (2018), ndërsa mbi bazën e vlerës rritja ishte nga 1 milion dollarë në 2 milionë dollarë.

Shuma e eksporteve në Gjermani u rrit me 79 për qind. Nga 527 tonë eksportet u rritën në 943 tonë si sasi, ndërsa si vlerë, të ardhurat nga ky eksport u rritën nga 588 mijë dollarë në 1 milion dollarë.

Edhe eksporti i ftoit në mbarë Turqinë vitin e kaluar (2018) u rrit me 5 për qind në sasi; nga 18,9 mijë tonë arriti në 19,9 mijë tonë. Kurse në vlerë eksporti arriti në 13,4 milionë dollarë, duke shënuar një rritje prej 8% krahasuar me të ardhurat nga eksporti i ftoit në vitin 2017, që ka qenë 12,4 milionë dollarë.

Rusia, Gjermania, Rumania, Holanda dhe Franca ishin 5 vendet që kanë blerë më shumë ftonj nga Turqia vitin e kaluar. Në 2018-ën Turqia ka eksportuar ftonj në 46 vende.

Eksportet (e ftoit) në Rusi u rritën me 8 për qind në sasi; nga 5,5 mijë tonë (në 2017) u rritën në 5,9 mijë tonë. Nga eksporti i ftoit në Rusi u siguruan 3 milionë e 839 mijë dollarë të ardhura.

Kurse në Gjermani, vendi i dytë në listë, eksporti i ftoit u rrit me 22 për qind duke arritur në 2 mijë e 783 tonë, kurse në bazë të vlerës të ardhurat nga eksporti i ftoit në këtë vend u rritën me 13 për qind duke arritur në 2,8 milionë dollarë.

Eksporti i fikut të zi të Bursës (Bursa siyahı) në mbarë Turqinë në vitin 2018 në bazë të sasisë u realizua me 17 mijë e 33 tonë, kurse në vlerë arriti në 38 milion e 897 mijë e 723 dollarë.

Kurse eksportet e qershisë vitin e kaluar kapën shifrën e 76 mijë tonëve në sasi dhe 161 milionë e 714 mijë dollarë në vlerë.

 


Lajme të ngjashme