TIKA vazhdon ndihmat mjekësore për popullin somalez

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) siguroi aparate dhe pajisje mjekësore për Spitalin Shtetëror Hargeysa, që gjendet në rajonin autonom Somaliland të Somalisë.

TIKA vazhdon ndihmat mjekësore për popullin somalez

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) siguroi aparate dhe pajisje mjekësore për Spitalin Shtetëror Hargeysa, që gjendet në rajonin autonom Somaliland të Somalisë.

Sipas deklaratës së bërë nga TIKA, në kuadër të projektit për këtë spital, agjencia siguroi 216 aparate dhe pajisje mjekësore si aparat me ultratinguj, aparat ekokardiografije, autoklavë, aparat anestezie, makineri ventilatorë e aparat të përqendrimit të oksigjenit.   

Në ceremoninë e dorëzimit të aparateve mori pjesë ambasadori i Turqisë në Mogadisho, Mehmet Jëllmaz (Mehmet Yılmaz), Ministri i Shëndetësisë së Somaliland, Hassan Ismal Jusuf, Koordinatori i TIKA-s për Somalinë, Galip Jëllmaz (Galip Yılmaz) dhe autoritetet e spitalit.

Në fjalimin e mbajtur në ceremoni, Ministri i Shëndetësisë së Somaliland, Hassan Ismal Jusuf tha se pajisjet mjekësore të dhuruara nga Republika e Turqisë do të kontribuojnë në shërbimet mjekësore në kushte më të mira për popullin e këtij vendi.  

“Dëshirojmë që Turqia dhe veçanërisht TIKA, të vazhdojnë punimet në Somaliland” tha Jusuf.

Edhe ambasadori Jëllmaz tha se populli turk dhe somalez janë dy popuj vëllezër.

“Turqia do të vazhdojë duke i rritur ndihmat në rajon. Ne presim me kënaqësi deportimin e pjesëtarëve të organizatës terroriste gyleniste FETO nga ana e qeverisë së Somaliland dhe dorëzimin e shkollave të kësaj organizate terroriste tek Shoqata Turke Maarif” tha Jëllmaz.

Spitali Shtetëror Hargeysa i shërben rreth 3 milionë banorëve.  

 


Lajme të ngjashme